Vjen ky dënim i papritur për Conor McGregor

Vjen ky dënim i papritur për Conor McGregor

17:27, 28/11/2018

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor, është dënuar me ndalim të dhënies së makinës për gjashtë muaj, duke e pranuar fajësinë për thyerje të rregullave të shpejtësisë.

Irlandezi 30 vjeçar ka pranuar se ka drejtuar Range Roverin e tij me 154 km në orë, në një zonë ku lejohej shpejtësia deri në 100 km në orë, në tetor të vitit 2017.

McGregor i ka kërkuar falje gjyqtarit për shkeljen e rregullave të qarkullimit, ku i është vënë edhe një gjobë prej 1 mijë euro.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në UFC për McGregor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ku u mund nga Khabib Nurmagomedov i Rusisë.

Edhe për atë incident në fund të duelit me Khabib pritet që McGregor të dënohet nga UFC-ja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco