Trajneri i Partizanit: Derbin e fitojmë me spektakël

Trajneri i Partizanit: Derbin e fitojmë me spektakël

15:45, 28/11/2018

Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka folur para derbit ndaj Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, tekniku i “Të kuqve” theksoi se do të synojë fitoren por paralajmëroi ekipin që të tregohet i kujdesshëm.

“Derbin nuk mund ta ndryshojmë, pasi është caktuar për tu zhvilluar. Partizani është një familje e madhe dhe ekipi është i kompletuar. Ekipi është i karikuar dhe do të bëjmë të pamundurën të dhurojmë spektakël dhe të japim atë që tifozët presin prej nesh. Kundërshtarit nuk do t’i hiqja asnjë lojtar. Mjafton që të fitojmë dhe të jemi të sigurt dhe të kujdesshëm.”

Klasifikimi

“Jemi në vendin e parë, jam ndeshur me të gjitha ekipet dhe kemi treguar se kemi ekip solid dhe me shumë agresivitet. Ekipi është ndërthurur nga eksperienca dhe të rinjtë. Ky kampionat ka treguar se je jemi të parët sepse e meritojmë, pjesa tjetër është diferenca.”

Tifozët

“Fanatics e mbështesin ekipin e tyre, dhe janë adrenalinë për ta, por ne kemi mbështetësit tonë dhe do të shfrytëzojmë çdo moment që do të jetë në favorin tonë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco