Shaqiri nuk flet keq për Interin dhe nuk mohon rikthimin në Itali

Shaqiri nuk flet keq për Interin dhe nuk mohon rikthimin në Itali

15:23, 28/11/2018

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri gjatë një interviste foli për kohën e kalaur te Interi.

27-vjeçari deklaroi se pavarësisht se te zikaltrit nuk kaloi një periudhë të mirë, nuk mund të flasë kurrë keq për ta dhe as për Italinë. Lojtari me origjinë shqiptare theksoi se në atë kohë Interi ishte në periudhë tranzicioni ku shumë lojtarë vinin e iknin.

“Ishin muaj të rëndësishëm për mua. Nuk mund të flas kurrë keq për ata muaj. Kishte shumë ndryshime, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Shumë lojtarë të rinj u transferuan dhe shumë u larguan në verë”, ka thënë Shaqiri.

 “Unë nuk mund të flasë keq për Italinë ose Interin. Unë ende e mbaj mend mirëseardhjen e tifozëve të tyre kur u transferova. Ishte e çmendur, e paharrueshme. Nëse mund të ndryshoja diçka, do ta ndryshoja kohën pasi që unë u transferova në momentin e gabuar”.

“Sot, ata janë një klub tjetër, njëjtë si e tërë liga. Niveli është rritur jashtëzakonisht shumë në krahasim me para disa viteve. Por, unë e shijova kohën kur luajta në Serie A dhe Italia është një vend i mrekullueshëm. Jam i lumtur në Liverpool, por kurrë mos thuaj kurrë në futboll”, tha ai.

Përsa i takon marrëdhënies me ish-trajnerin Mancini, Shaqiri deklaroi se nuk ka patur kurrë probleme me të.

“Nuk ishte e lehtë, pikërisht për këtë arsye. Mancini? Nuk kishte probleme mes nesh. Rezultatet nuk ishin të mrekullueshme, por eksperienca ime ishte pozitive nëse konsiderohen të gjitha gjërat. Milani është i bukur. Unë jetoja në qendrën e qytetit”, përfundoi ai.

Në fund ai shtoi se tani është një lojtar i ‘The Reds” dhe se në Angli ndihet shumë mirë, por në një të ardhme mund të rikthehet sërish në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco