Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Niko Kovaç i shpëton shkarkimit, gjen mbështetjen nga të gjithë

Niko Kovaç i shpëton shkarkimit, gjen mbështetjen nga të gjithë

14:59, 28/11/2018

Pas fitores në Champions League, trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac e ka fituar mbështetjen e lojtarëve dhe stafit të klubit.

Skuadra e Kovacit arriti ta mposhte Benficën mbrëmë me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve duke siguruar në këtë mënyrë kualifikimin për në fazën tjetër.

Arjen Robben dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy gola, para se Franck Ribery ta shënonte golin e pestë për gjermanët.

“Unë jam veçanërisht i lumtur për trajnerin tonë. Si person, ai e ka fituar këtë, ai na përket neve. Por, kjo është vetëm një ndeshje. Nëse nuk fitojmë të shtunën, atëherë do të jemi në telashe përsëri”, ka thënë Robben.

“Natyrisht, ekipi luan për trajnerin. Ne kemi një përgjegjësi të madhe sepse jemi protagonistët në fushë. Jemi të gjithë në një anije së bashku”, është shprehur Robben.

Portieri Manuel Neuer e përkrahu gjithashtu trajnerit dhe kërkoi që të gjithë të tjerët në klub ta bëjnë të njëjtën gjë.

32-vjeçari ka thënë gjithashtu se klubi nuk e ka shqyrtuar asnjëherë mundësinë për ta shkarkuar trajnerin.

“Jo, nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Nuk menduam nëse mund ta punësonim një trajner tjetër”, tha ai.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në Bundesligë, skuadra e Kovacit pozicionohet në vendin e pestë me 9 pikë më pak se kryesuesit e Borussia Dortmundi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco