Përfundon Kupa e Pavarësisë, ja fituesit e trofeut miqësor!

Përfundon Kupa e Pavarësisë, ja fituesit e trofeut miqësor!

14:38, 28/11/2018

Klubi i Strugës ka fituar për herën e dytë radhazi Kupën e Pavarësisë e cila këtë vit u zhvillua në Korçë.

Pjesëmarrëse në këtë event ishin ekipi i Strugës nga Maqedonia, Otrant nga Ulqini, 2 Korriku nga Prishtina dhe vendasit e Skënderbeut.

Takimi i parë me Strugës dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultat 1-0. Më pas janë ndeshur Otrant dhe 2 Korriku, ku janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin.

Finalja mes Strugës dhe Otrant përfundoi 1-0, ndërsa goli i vetëm është shënuar nga Lloga në minutën e 8-të të takimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco