Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë spekulimet e mediave të cilat kanë përfolur një largim të mundshëm të Panuccit nga Kombëtarja shqiptare.
Në një deklaratë për mediat, FSHF ka dhënë garancinë se Panucci do të drejtojmë kuqezinjtë deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020, deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: