Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

UEFA me dy standarde, ‘Mundo Deportivo’: Lojtari shqiptar dënohet, kurse Ramos...

UEFA me dy standarde, ‘Mundo Deportivo’: Lojtari shqiptar dënohet, kurse Ramos...

13:09, 28/11/2018

UEFA edhe një herë ka treguar se vepron me dy standarde.

Për të vendosur në dukje defektet e këtij institucioni ka menduar e përditshmja katalonjase “Mundo Deportivo” e cila shkruan se rregullat e UEFA-s nuk zbatohen njësoj me gjithë lojtarët.

Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv në testet anti-doping në finalen e vitit 2017-të të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

‘Football Leaks’ ka zbuluar se UEFA e ka mbajtur të fshehtë rastin e mbrojtësit spanjoll, duke bërë me dije se rregullat nuk vlejnë për të gjithë lojtarët.

Por “Mundo Deportivo” ka bërë një krahasim duke përmendur se mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica prej një citi është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Ligës së Evropës, u konstatua pozitiv në një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut (ËADA).

Lojtari shqiptar është pezulluar me dy vite nga futbolli, në një rast të ngjashëm si të Sergio Ramos.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco