Futbollisti i njohur i Interit: Nëse nuk do të shkoja në spital, do kisha vdekur!

Futbollisti i njohur i Interit: Nëse nuk do të shkoja në spital, do kisha vdekur!

11:53, 28/11/2018

Ish-mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo ka pranuar se ai e kishte rrezikuar jetën pasi mushkëritë e tij nuk funksionon në mënyrë të rregullt gjatë kohës kur ai ishte futbollist për klubin turk, Galatasaray.

Gjatë merkatos së janarit, Nagatomo u transferua në Galatasaray nw formw huazimi për gjashtë muaj, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sapo përfundoi ky huazim, Galatasaray e bleu atë për 2.5 milionë euro, duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

“Pas ndeshjes kundër Schalkes, mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Nëse nuk do ta bëja këtë gjë, atëherë do e kisha rrezikuar jetën time. Tani jam në gjendje më të mirë shëndetësore”, ka thënë Nagatamo.

32-vjeçari prej vitit 2011 deri në janar të 2018 ishte pjesë e Interit me të cilën bëri 210 paraqitje ku shënoi 9 gola.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco