Van Gaal e thotë hapur: Barcelona nuk duhet të transferojë kurrë këtë lojtar

Van Gaal e thotë hapur: Barcelona nuk duhet të transferojë kurrë këtë lojtar

09:52, 28/11/2018

Ish-trajneri i Barcelonës, Louis van Gaal është kundër rikthimit të Neymarit në “Camp Nou”.

Ousmane Dembele, që dëshiron të largohet nga klubi spanjoll, mund të ndihmojë në lehtësimin e kthimit të 26-vjeçarit, shkruan "Goal", raporton

Ndërsa Barcelona është e gatshme ta marrë NeymSYRI.net.arin përsëri, por në rrethana të duhura, ish-trajneri i saj, Van Gaal, mendon se rinënshkrimi me brazilianin do të ishte një veprim i keq për klubin e La Liga-s.

“Unë mendoj se nuk është mirë për Barcelonën, por ky është mendimi im, – tha holandezi për “La Porteria de Beteve”.

“Neymar është ende një lojtar i ri, i cili mund të vazhdojë të zhvillohet. Ai, së pari, duhet të mësojë të jetë një lojtar i ekipit. Neymar është shumë individualist, prandaj mendoj se Barcelona duhet të jetë vigjilente, përpara se të vendosë ta kthejë atë”, theksoi ai.

Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje me Barcelonën, para se të transferohej te PSG-ja për një vlerë rekord 222 milionë euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco