Barcelona në negociata për të ndryshuar emrin e stadiumit

Barcelona në negociata për të ndryshuar emrin e stadiumit

08:58, 28/11/2018

Barcelona dëshiron që të ndryshojë emrin e stadiumit të saj.

Sipas lajmeve të “El Mundo Deportivo”, klubi katalanas është duke mbyllur marrëveshjen me kompaninë “Grifols”, e specializuar në fushën farmaceutike dhe mjekësore, për vendosjen e një mbiemri të famshmit “Camp Nou”.

Gjithnjë sipas “RAC 1”, gjithçka po shkon shumë mirë, edhe pse janë disa klauzola e detaje për t’u përcaktuar, por ka shumë optimizëm që njoftimi zyrtar për këtë çështje të bëhet brenda këtij viti.

Kompania “Grifols” është sponsori i “Camp Nou”-t, por në tetor të vitit 2017 ajo e mohoi këtë. Pasi rinisi bisedimet në formë sekrete, kjo kompani shihet si opsioni më i mirë për çështjen e modifikimit të emrit të stadiumit, duke lënë pas kompani të ndryshme si “Mediapro”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco