Solari harron gjithçka, befason me deklaratën pas ndeshjes

Solari harron gjithçka, befason me deklaratën pas ndeshjes

02:22, 28/11/2018

Real Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Romës, fitore që  çon në harresë turpërimin që pësuan nga Eibar të dielën.

Trajneri I Realit Santiago Solari ka thënë që Reali në Champions është favorit gjithmonë dhe se ekipi duhej të reagonte dhe ashtu bëri, shkruan syri.net.

“Ishte e rëndësishme të ‘kthesh faqe’ dhe ekipi e bëri atë duke treguar një përgjegjësi si grupi po ashtu dhe individualisht. Ishim në vështirësi por goli i parë na dha qetësi dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Ka ende gjëra që duhen përmirësuar.

Për historinë që kemi, nuk varet nëse luajmë mirë apo jo por shihen titujt që kemi fituar. Real Madrid mbetet favorit për ta fituar gjithmonë këtë turne, për aq kohë sa asnjë skuadër nuk është në numër të njëjtë trofesh me ne”, u shpreh Solari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco