VIDEO/ Përleshje masive e tifozëve para sfidës së Championsit

VIDEO/ Përleshje masive e tifozëve para sfidës së Championsit

17:58, 27/11/2018

Ultrasit europianë nuk duan të ndihen inferiorë ndaj atyre argjentinas dhe këtë e kanë treguar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku po përgatitet të luhet ndeshja mes AEK-ut vendas dhe Ajaxit të Amsterdamit.

Tifo-grupe nga të dy kampet kishin lënë takim në rrugën Alexandria, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe menjëherë atje mbërritën rreth 60 tifozë holandezë dhe disa të tjerë të Panathinaikosit, për t’u përballur me rreth 180 tifozë të verdhezinjve të AEK-ut.

Flakadanë, tymuese, grushte e sende të tjera të forta u përdorën në përleshjen, që nëse nuk do ishte për ndërhyrjen në kohë të policisë greke, mund të kishte degjeneruar në një bilanc tragjik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco