E mbani mend golin e Muntarit? Galliani: Me VAR, Milani do ishte kampion

E mbani mend golin e Muntarit? Galliani: Me VAR, Milani do ishte kampion

16:22, 27/11/2018

Adriano Galliani, edhe pse tashmë është drejtues i Monzës, e ka gjithnjë Milanin në zemër.

I intervistuar në emisionin “Pressing”, Galliani ka folur për episodin që ndoshta do të kishte ndryshuar rrjedhën e futbollit italian.

Në duelin për titullin kampion të vitit 2012 mes Milanit dhe Juventus, kuqezinjve iu anulua një gol i Muntarit, edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës, përpara se Buffon ta nxirrte jashtë.

Image

Nëse në atë kohë do të kishte pasur VAR, ndoshta historia e futbollit italian do të kishte ndryshuar. Milani duhej të ishte kampion në atë vit, por ai episod i golit të pa dhënë të Muntarit ndryshoi gjithçka. Tani është e kotë të flasësh për të shkuarën, shohim përpara”, thotë ish-administratori i Milanit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco