FOTO/ Të kuqtë betohen para derbit me Tiranën

FOTO/ Të kuqtë betohen para derbit me Tiranën

16:06, 27/11/2018

Partizani zhvilloi në kompleksin sportiv në “Pezë-Helmes” stërvitjen e radhës në prag të derbit ndaj Tiranës.

Skuadra u mblodh fillimisht në një pjesë të fushës, teksa trajneri Skënder Gega mbajti një fjalim para skuadrës për afro 20 minuta.

Më pas, lojtarët dhe stafi u mblodhën të gjithë së bashku duke bërë “betimin”, teksa stërvitja vijoi normalisht.

Image

Me ekipin është bashkuar mesfushori Esat Mala, teksa portieri Alban Hoxha vijon të mungojë.

Edhe pse gardiani i kuq u lirua nga Gjykata e Tiranës, nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore.

Më shumë gjasa portieri do ta humbasë derbin ndaj bardhebluve, gjithsesi asgjë nuk është vendosur. Pritet më mjaft kureshtje së çfarë vendimi do të marrë klubi i kuq në lidhje me këtë çështje.

Nesër skuadra e kuqe do t’i drejtohet qytetit të Elbasanit për të vijuar atje përgatitjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco