Nga 1 deri në 10, Armand Duka: Kjo është nota ime për Panuccin

Nga 1 deri në 10, Armand Duka: Kjo është nota ime për Panuccin

15:30, 27/11/2018

Pavarësisht ambientit jo pozitiv rreth e rrotull Kombëtares shqiptare, Armand Duka ka dhënë një vlerësim të lartë për Panuccin i cili mbylli Ligën e Kombeve vetëm me një fitore dhe 3 humbje.

I ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel, kreu i Federatës Shqiptare e vlerësoi Panuccin me notën 7, e cila sipas tij është maksimale.

Nota për Panuccin? “Nuk jam shumë i sigurt për të gjithë, por në percemtimin tim, nga 1 deri në 10, njeriu është i kënaqur vetëm me veten e vet. Kështu që nota maksimale që mund t’i japim një tjetri, s’besoj se mund të japë ndonjë më shumë se 6 apo 7. Ky është vlerësimi maksimal”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco