Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Panucci për 'Goal': Më lehtë të drejtosh Realin sesa Shqipërinë

Panucci për 'Goal': Më lehtë të drejtosh Realin sesa Shqipërinë

14:28, 27/11/2018

Christian Panucci beson se e ka më të lehtë për të drejtuar Real Madridin sesa Shqipërinë.

Në një intervistë së fundmi për agjencinë e lajmeve sportive “Goal”, tekniku i Kombëtares së Shqipërisë ka dhënë mbështetjen e tij për trajnerin Santiago Solari, shkruan SYRI.net.

Panucci ka besim te Solari, megjithëse pranon se “Zizou” mund të jetë një trajner i vështirë për t’u zëvendësuar denjësisht.

“Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane", – tha Panucci, i cili tani është përgjegjës për drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

“Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, krahasuar me Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021. Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë”, tha ai.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco