Guardiola e pranon: Nëse Manchester City nuk e fiton Champions Leaguen, atëherë...

Guardiola e pranon: Nëse Manchester City nuk e fiton Champions Leaguen, atëherë...

13:59, 27/11/2018

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se skuadra e tij do të cilësohet si dështakë nëse nuk arrijnë të triumfojnë në Champions League.

Një pikë nga përballja e kësaj nate kundër Lyonit do t’i mjaftojë Manchester Cityt për t’u kualifikuar për fazën me kualifikim direkt si lider e Grupit F.

“Për njerëzit që nuk na duan shumë, ata i përdorin paratë si argument, atëherë ne do të jemi dështakë nëse nuk e fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Lyonit.

“Për njerëzit e tjerë, veçanërisht tifozët tanë, njerëzit që thonë: ‘Në rregull, ne po e shijojmë futbollin, jemi të lumtur me atë që po e bëni’, jam i sigurt se ata nuk u ka mbetur merak asgjë sa i përket asaj se çfarë po bëjnë djelmoshat në 12, 14 apo 15 muajt e fundit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco