Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Lojtari i Kombëtares shqiptare e pranon: 'Kam pasaportë serbe'

Lojtari i Kombëtares shqiptare e pranon: 'Kam pasaportë serbe'

13:16, 27/11/2018

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka rrëfyer se ka nënshtetësi serbe.

Teksa ishte i ftuar në studion e një emisioni në Bergamo, “ylli” kuqezi ka treguar për publikun se di 6 gjuhë të huaja madje edhe serbishten.

"Flas 6 gjuhë, njërën jo aq mirë. Ndoshta isha pak më mirë në gjuhët e huaja se në gjërat e tjera në shkollë se kemi bërë në Zvicër frëngjisht e anglisht në klasë", tha ai.

"Kam nënshtetësi të trefishtë. E treta është serbe. Familja ime është e lindur në një vend në Serbi që ka vetëm shqiptarë, pak e vështirë ta shpjegoj. Kemi pasaportat serbe, por jemi shqiptarë."- ka rrëfyer Gjimshiti.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco