Mustedanagic rol drejtues në FSHF: Do të kemi prurje të reja te Kombëtarja

Mustedanagic rol drejtues në FSHF: Do të kemi prurje të reja te Kombëtarja

12:40, 27/11/2018

Xhemal Mustedanagic është larguar nga drejtimi i kombëtares U-17 por atij i është besuar një rol drejtues në FSHF pasi do të vazhdojë punën me seleksionimet e talenteve.

Në konferencën për mediat, ai zbuloi planin se si do të punojë për të grumbulluar sa më shumë talente që në të ardhmen do bëhen pjesë e Kombëtares A.

“Do ketë seleksionime pozitive dhe negative. Në qoftë se do na shfaqet ndonjë element më i mirë, do futet ky dhe do dalë më i keqi. Gjithçka do të jetë transparente. Për lojtarët që do seleksionohen nga jashtë, do të vijnë vetëm ata që janë top talent. Nuk do të vijnë më lojtarë mesatarë”, tha ai.

“Ne kemi strategji që çdo vit të çojmë një futbollist te ekipi A. Nëse çojmë 2 është akoma më mirë, por strategjia nuk mund të ndërrohet çdo vit. Ajo mund të ndërrohet çdo 4 vjet ose çdo cikël olimpik, që do të thotë 1 herë në 8 vjet. Kjo strategji sapo ka filluar dhe vitin që vjen mendoj se të paktën një futbollist cilësor do të kalojë te Kombëtarja A”, u shpreh Mustedanagiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco