Allegri: Ky super lojtar meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’

Allegri: Ky super lojtar meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’

14:34, 23/11/2018

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se Ronaldo meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Në një deklaratë për mediat para duelit kundër SPAL-it, tekniku italian tha se Ronaldo do të luajë si titullar, shkruan SYRI.net.

"SPAL luan futboll të mirë dhe vazhdimisht kërkon të fitojë. Ronaldo është mirë fizikisht dhe do të luajë nga minuta e parë së bashku me Mandzukicin " tha Allegri në një konferencë për shtyp.

“Nuk e di kush do ta fitojë “Topin e Artë” por mendoj se e meriton Cristiano Ronaldo”, vij ai.

Kujtojmë që çmimi i “Topit të Artë” do të jepet më 3 dhjetor nga prestigjiozja “France Football”.

Syri.net/ Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco