Milan pa fuqi ekonomike, Higuain pritet të rikthehet tek Juventusi

Milan pa fuqi ekonomike, Higuain pritet të rikthehet tek Juventusi

13:25, 23/11/2018

Gonzalo Higuain mund të rikthehet sërish tek Juventusi.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” e cila shkruan se mundësitë janë të larta që Higuain do të kthehet në Milan në fund të këtij sezoni.

Kuqezinjtë kanë paguar 18 milionë euro për të huazuar “Pipitan” si dhe kanë mundësinë për ta blerë kartonin e lojtarit për 36 milionë euro.

Megjithatë, për shkak se kontrata e tij do ta linte atë në “San Siro” deri më 2021, gazeta prestigjioze shkruan se shuma 37 milionë euro është e madhe për buxhetin e Milanos.

Për shkak të rëndësisë që i jep trajneri Gennaro Gattuso atij, Il Corriere beson që CEO i ri, Ivan Gazidis do të negociojë një shumë më të vogël me Zonjën e vjetër para se të marrë vendim për kthimin e tij.

Ai ka shënuar 7 gola në 13 paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco