VIDEO/ Policia po arrestonte tifozin e futur në fushë, shikoni gjestin e madh të Tevez

VIDEO/ Policia po arrestonte tifozin e futur në fushë, shikoni gjestin e madh të Tevez

13:07, 23/11/2018

Një tifoz i Boca Juniors u fut në fushë gjatë momentit kur klubi i zemrës së tij po zhvillonte një seancë trajnimi të hapur para duelit kundër River Plates.

Ai fillimisht arriti t’i shmanget policisë e cila me vonesë në kohë e kapi tifozin duke e shtrirë në tokë gati për t’i vendosur prangat, shkruan tabloidi britanik "Daily mail", raporton SYRI.net.

Por kjo skenë nuk i pëlqeu aspak Carlos Tevez i cili vrapoi për të shpëtuar tifozin nga forcat e policisë.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Manchester City siguroi policët se tifozi nuk do u sillte shqetësime.

Pas disa sekondave tifozi mori si shpërblim fanellën e Tevez ndërsa në fund u bind duke dalë me duartrokitje nga stadiumi.

Boca Juniors po përgatitet për ndeshjen e dytë në Copa Libertadores kundër River Plate që zhvillohet të shtunën.

Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco