Gega vuan mungesën e madhe, ky pritet të jetë formacioni i Partizanit

Gega vuan mungesën e madhe, ky pritet të jetë formacioni i Partizanit

12:42, 23/11/2018

Sot në orën 18:00 në Vlorë do të luhet dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Partizani do të vuajë mungesën e madhe të kapitenit Alban Hoxha i cili ende nuk ia ka dalë që të rikuperohet plotësisht.

Në vendin e tij, Gega pritet të aktivizojë Dashamir Xhikën, ndërsa shiriti i kapitenit do t’i kalojë Egzon Belicës.

Ditën e sotme ‘panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Partizanit që do të synojë fitoren për të mbajtur kryesimin e Superligës Shqiptare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco