Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Xavi e thotë troç: Ky lojtar nuk transferohet te Barcelona

Xavi e thotë troç: Ky lojtar nuk transferohet te Barcelona

10:43, 23/11/2018

Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se nuk ka asnjë mundësi që Neymar të bashkohet me kampionët në fuqi të La Ligas.

Xavi, i cili ka fituar 8 tituj të La Ligas me Barcelonën, pohon se rikthimi i Neymarit në "Camp Nou” nuk mund të funksionojë, shkruan SYRI.net.

 “Nuk e shoh, nuk e shoh këtë. Unë gjithashtu mendoj se kjo nuk do të funksionojë, Neymar nuk mund të rikthehet”, ka deklaruar Xavi për Cadena Ser.

“Kam lexuar shumë shtypin sepse unë dua të informohem me çdo gjë rreth futbollit, por shoh zero mundësi që Neymar të rikthehet te Barcelona”, tha ai.

Kohët e fundit Neymar është përfolur për një rikthim në “Camp Nou” por ish-kapiteni i Barcelonës ka hedhur zërat e merkatos.

Neymar këtë sezon te PSG ka arritur të shënoi 13 gola në 16 ndeshje.

    Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco