ZYRTARE/ ‘Ylli’ i skuadrës rinovon kontratën me Chelsean

ZYRTARE/ ‘Ylli’ i skuadrës rinovon kontratën me Chelsean

09:26, 23/11/2018

N’Golo Kante ka rinovuar kontratën me Chelsean.

Chelsea ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, N’Golo Kante, për vazhdimin e kontratës edhe për 5 vitet e ardhshme, njofton faqja zyrtare e klubit londinez.

“Jam i lumtur që zgjas kohën time me Chelsea. Kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë edhe më shumë”, ka deklaruar Kante.

“Qëkur erdha këtu, jam përmirësuar shumë si lojtar, sfidova veten dhe mora çmimet që kurrë nuk kam menduar”, përfundoi ai.

Kante është transferuar te Chelsea në vitin 2016, dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e klubit në Premier League.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco