Konfirmohet/ ‘Ylli’ i Liverpoolit nënshkruan kontratën e re deri në 2023

Konfirmohet/ ‘Ylli’ i Liverpoolit nënshkruan kontratën e re deri në 2023

22:23, 22/11/2018

Sulmuesi Sadio Mane ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Sipas burimeve të “Goal”, marrëveshja është arritur deri në vitin 2023 në Merseyside ndërsa gjigantët e Premier Ligës vazhdojnë që të “blindojnë” lojtarët e tyre.

Bazuar në kushtet e kontratës, prej sezonit të kaluar Mane do të përfitojë plot 150 mijë sterlina në javë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Ai ka shënuar 40 gola dhe ka bërë 18 asiste në 89 ndeshje për Liverpoolin.

Syri.net / Oldi Mele

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco