Alarmohet Tottenham, ‘ylli’ i skuadrës refuzon rinovimin, përfiton Barcelona

Alarmohet Tottenham, ‘ylli’ i skuadrës refuzon rinovimin, përfiton Barcelona

20:50, 22/11/2018

Tottenham Hotspur nuk po arrin ta bind yllin e tyre Christian Eriksen për të rinovuar kontratën dhe në këtë mënyrë Barcelona kërkon të përfiotojë pasi prej kohësh ka në “shënjestër” mesfushorin 26-vjeçar.

Kontrata aktuale e Eriksenit me Tottenham skadon në verën e vitit 2020 dhe klubi anglez po këmbëngul për një kontratë të re.

Por Tottenham nuk po e ka të lehtë arritjen e një marrëveshje për një kontratë të re me yllin e tyre.

Është tabloidi britanik “The Sun” që raporton se Eriksen ka refuzuar vazhdimin e kontratës,shkak për këtë besohet se është paga e lojtarit e cila nuk është rritur sa duhet.

26-vjeçari aktualisht fiton vetëm pesë milionë euro në sezon dhe beson se në skuadra tjera do të fitonte edhe më shumë.

Real Madrid, Barcelona, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë katër ekipet e mëdha që po kërkojnë lojtarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco