Zbulohet prapaskena/ Panucci e ftoi te Kombëtarja ‘yllin’ e Schalkes dhe kapitenin e Besiktasit

Zbulohet prapaskena/ Panucci e ftoi te Kombëtarja ‘yllin’ e Schalkes dhe kapitenin e Besiktasit

20:19, 22/11/2018

Para sfidës me Skocinë dhe Uellsin, trajneri i Kombëtares shqiptare Christian panucci synoi dy përforcime të mëdha, por në fund ai mori përgjigje negative.

Bëhet fjalë për kapitenin e Besiktasit, Necip Uysal dhe mesfushorin e njohur të Schalkes, Daniel Caligiuri.

Burime të sigurta të Telesport pranë FSHF-së bëjnë me dije se nisur nga rrënjët e tij të largëta që e lidhnin me vendin tonë vendosën ta kontaktonin si një superpërforcim për teknikun italian.

Mesfushori i Schalkes është me origjinë arbëreshe. Ai ka një baba me origjinë nga pjesa e shqiptarëve të Italisë, ndërsa mamanë me origjinë gjermane.

Skautët e Shqipërisë u futën në kontakte me titullarin e Schalkes dhe i shprehën dëshirën për ta pajisur me dokumentacionin e duhur dhe për ta bërë pjesë të ekipin tonë. Fillimisht 30-vjeçari u tundua nga ideja, pasi nuk përfaqëson asnjë kombëtare dhe nuk ka luajtur asnjëherë një ndeshje në nivel kombesh, por më pas dha një përgjigjje negative.

Caligiuri u tregua i sinqertë dhe i qartë me përfaqësuesit e FSHF-së: “Nuk e ndjej veten shqiptar as sa duhet për të luajtur në kombëtare. Kam frikë se mos marr ndonjë dëmtim që mund të ndikojë dhe në karrierën time te Schalke”, – u përgjigj mesfushori i Schalkes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco