Lojtari i Barçës: Neymar i ka dyert e hapura për një rikthim në ‘Camp Nou’

Lojtari i Barçës: Neymar i ka dyert e hapura për një rikthim në ‘Camp Nou’

18:46, 22/11/2018

Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena, këmbëngul se skuadra e tij gjithmonë ka dyert e hapura për rikthimin e Neymarit.

Komentet e Alenas përputhen me spekulimet se superylli brazilian mund të kthehet te Barcelona.

“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, ky klub gjithmonë mban derën hapur për lojtarë të tillë”.

Negociatat do të jenë të vështira…

“Natyrisht, ne do të donim rikthimin e tij, ai do të përmirësonte ekipin tonë, rezultatet tona dhe lojtarët tanë”.

“Ousmane Dembele? Ai është lojtar i skuadrës, gabimet janë raportuar dhe janë zgjidhur, por ne duhet që t’i ndihmojmë sikur secilit lojtar”.

“Atletico Madridi? Është sfidë e rëndësishme për ne, ne kemi nevojë të kthehemi nga kjo disfatë nga Betisi”, u shpreh Alena.

Braziliani u largua nga Camp Nou për PSG-në për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco