Flamurtari-Partizani, Ilir Daja: Kemi mungesa, por nuk duhet të zhgënjejmë tifozët

Flamurtari-Partizani, Ilir Daja: Kemi mungesa, por nuk duhet të zhgënjejmë tifozët

16:49, 22/11/2018

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka folur para duelit kundwr Partizanit.

Trajneri tiranas shpjegoi në konferencën për shtyp problemet që ka skuadra me dëmtimet, ndërsa brazilianin Cale e konsideroi më shumë një blerje të merkatos dimërore.

“Partizani është një ekip që ka treguar stabilitet në rezultate dhe në lojë. Do të jetë e vështirë. Siç kërkon Partizani të ruajë kryesimin, edhe ne duam të rikuperojmë të tabelën e klasifikimit. Duhet të kemi një qëndrueshmëri sa më të madhe taktike dhe psikologjike, sepse luajmë përballë tifozëve tanë dhe duhet të marrim fitoren.”

Mungesat: Mungojnë Silianovski dhe Alves, dy lojtarë të rëndësishëm. Silianovski ka 13 javë që luan rregullisht. Jemi mësuar me mungesat, kemi shfrytëzuar të gjithë kontigjentin për të mbushur boshllëqet. Në rolin e Silianovskit nuk kemi një dublues, megjithatë kemi treguar se edhe kur na mungojnë lojtarët kemi performuar mirë, sikurse ndodhi nda Skënderbeut, ku nuk ishim inferiorë. Edhe ndaj Partizanin duhet të vijojmë me të njëjtën paraqitje, por sigurisht duke patur parasysh marrjen e rezultatit.

Elton Cale: Brazilianin Cale do ta quaja më shumë blerje të janarit, sepse tani edhe katër ndeshje na kanë mbetur para ndërprerjes së kampionatit. Cale, përveçse është cilësor, ka dhe eksperiencë në futbollin shqiptar, por duhet të kemi parasysh që ka katër muaj pa luajtur.

Tifozët: Ne jemi të bindur që tifozët janë vlerë e shtuar për motivimin e lojtarëve edhe kur luajmë në transfertë, jo më brenda. Duhet ta menaxhojmë në mënyrë të mirë praninë e tyre, sepse kur kemi patur mbështetje të gjerë kemi ndier më shumë presion për t’u përcjellë atë lloj pritshmëria që kanë tivozët vlonjatë. Ardhja e tyre në stadium është motiv shumë i madh për ne, sepse ndeshja luhet edhe për tifozët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco