Blerja e bujshme e Barcelonës: Messi është një jashtëtokësor!

Blerja e bujshme e Barcelonës: Messi është një jashtëtokësor!

16:31, 22/11/2018

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Malcom nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin i cili sipas tij nuk është i kësaj bote.

21-vjeçari ka treguar për atmosferën e mirë që mbizotëron në Barcelonë duke e quajtur atë si një familje.

Mundësia për të luajtur së bashku me pesë herë fituesin e Topit të Artë rezultoi të jetë ofertë mjaftueshëm e mirë për ta bindur brazilianin që ta zgjedhë Barcelonën.

 “Sipas mendimit tim, ai nuk është nga kjo botë, dhe thjeshtësia e modestia e tij janë të mrekullueshme. Ai i meriton të gjitha lëvdatat”, ka thënë Malcom.

“Jemi si një familje. Të gjithë e duam më të mirën për të gjithë. Në dhomat e zhveshjes gjithmonë bëjmë shaka, si dhe në grupin e Barcelonës në Ëhatsapp. Më shumtë rri me brazilianët, por shoqërohem me të gjithë”.

Kujtojmë që Malcom do të vazhdonte karrierën në Romë, pasi klubi italian kishte arritur marrëveshje me Bordeaux. Por, në momentet e fundit, Barcelona hyri në garë dhe e siguroi lojtarin për 41 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco