Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

U-15/ Kuqezinjtë e vegjël fitojnë me moshatarët e Malit të Zi. Rezultati

U-15/ Kuqezinjtë e vegjël fitojnë me moshatarët e Malit të Zi. Rezultati

15:50, 22/11/2018

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka fituar sot me rezultatin 3-0 ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me Malin e Zi.

Kjo përballje me fqinjët do të pasohet nga një tjetër ndeshje miqësore në qendrën e ekipeve kombëtare në Podgoricë, më datë 24 nëntor, ora 11:00.

Golin e parë për përfaqësuesen tonë e shënoi Cereni në minutën e parë të ndeshjes.

Me rezultatin 1-0 mbylljet pjesa e parë, e cila kronometron 35 minuta për këtë grupmoshë.

Në pjesën e dytë futbollistët e drejtuar nga Memushaj e kanë gjetur portën e portierit kundërshtar edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 39-të realizoi Maksuti dhe golin e fundit të fitores e shënoi Halilaj në minutën e 53-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco