Formula 1/ Ndahen pas 8 vitesh, Raikkonen zhvillon garën e fundit me Ferrarin

Formula 1/ Ndahen pas 8 vitesh, Raikkonen zhvillon garën e fundit me Ferrarin

14:32, 22/11/2018

Çmimi i madh i Abu Dhabit që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe që mbyll sezonin në Formula 1 do të jetë gara e 151-të e Kimi Raikkonen me Ferrarin dhe njëkohësisht e fundit.

Ajo mes pilotit finlandez dhe skuderisë italiane është një histori që ka zgjatur për 8 sezone dhe që ka sjellë edhe një titull kampion bote për pilotë, atë të vitit 2007.

Pas garës në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugët mes Ferrarit dhe Kimi Raikkonen do të ndahen pasi finlandezi në vitin 2019 do të garojë me Alfa Romeo-Sauber, ndërkohë që vendin e tij te “Kokëkuqja” do t’ia lërë të riut Charles Leclerc.

Me këtë rast, Raikkonen vendosi të përshëndesë skuadrën nga Maranello nëpërmjet një postimi të tij në Instagram duke publikuar foton e tij së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët të cilët kishin veshur një bluzë me stemën e Ferrarit dhe me mbishkrimin ‘Ne e Duam Kimin’, një foto kjo që u shoqërua me mesazhin: një familje e madhe.

Nga ana tjetër edhe te Ferrari kanë dashur të bëjnë përshëndetjen e tyre për Kimi Raikkonen, madje Maurizio Arrivabene u shfaq i veshur pikërisht me të njëjtën bluzë si familja e pilotit finlandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco