Juventusi nxjerr në ankand Alex Sandron

Juventusi nxjerr në ankand Alex Sandron

14:12, 22/11/2018

Për të disatën herë me radhë Alex Sandro i shkel syrin Premierligës dhe këtë herë duket se Juventusi është lodhur nga këto deklarata.

Klubi bardhezi ka vendosur që ta nxjerrë në shitje, por duke lajmëruar klubet e interesuara për të se ankandi mund të quhet i hapur, por që drejtuesit bardhezinj nuk do të lodhen së dëgjuari oferta që nisin nën 50 milionë euro.

Në këtë mënyrë, braziliani i krahut të majtë, i cili edhe pse nënvizon se është i lumtur në Torino, mund të ketë shansin që të jetë i lirë për të vlerësuar ofertat që vijnë për të.

Por, pa shumën e duhur të parave, Juventusi nuk ka ndërmend që t’ia japë lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2020, Manchester Cityt, Chelseat apo Manchester Unitedit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco