Gega në konferencë: Në Vlorë shkojmë për të ruajtur vendin e parë

Gega në konferencë: Në Vlorë shkojmë për të ruajtur vendin e parë

13:54, 22/11/2018

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë përpara mediave në prag të takimit të nesërm që do të luhet në Vlorë përballë Flamurtarit në Vlorë.

Tekniku i të kuqve u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ka kaluar 30% e kampionatit, 31 pikë, Partizanit duket sikur ka ritëm tjetër…

Është e drejtë që deri tani kanë shkuar gjërat mirë. Gjithë sfida jonë është të vazhdojmë me këtë ritëm. Me ndeshjen e radhës dua të them se është ndeshje e fortë. Luajmë përballë një klubi me emër, ndoshta nga klubet më të mira të futbollit shqiptar. Çdo gjë do t’ia lëmë fushës.

Alban Hoxha do të jetë në fushë?

Nuk ka sekrete. Edhe Xhika është gati për çdo rast, sepse stërvitjen e bëjnë të gjithë njësoj. Sot jemi përballë një sfide sepse Hoxha nuk ka arritur të rikuperohet. Është portier me eksperiencë dhe person pozitiv, megjithatë do të mundohemi ta bëjmë më të lehtë. Për këtë javë nuk do të jetë gati.

Ndërprerja i shërben skuadrës?

S’kemi arsye për të ulur përqendrimin. Ka ndodhur me të gjithë ekipet. Na ka shërbyer. Shkojmë qetë edhe të kompletuar.

Keni besim te Hebaj?

Jam i kënaqur dhe të gëzuar që Hebaj ka shënuar kundër Maltës. Jam pyetur vazhdimisht për nevojën e një finalizuesi dhe gjithmonë kam shprehur besimin tek ata që kam. Sa herë vijnë nga Kombëtarja vijnë më me besim. Hebaj është përkrahur dhe kemi akoma 25 ndeshje.

Ju vë në presion që luani përpara skuadrave të tjera?

Kanë pasur kërkesa ekstra trajnerët, por nuk kemi asnjë presion. Jemi të fokusuar. Flamurtari është një kundërshtar direkt. Jemi të freskët. Çdo ndeshje është barometër. Në Vlorë do të shkojmë ta mbajmë vendin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco