Presidenti i Napolit: VAR-i nuk po përdoret mirë në Itali

Presidenti i Napolit: VAR-i nuk po përdoret mirë në Itali

12:32, 22/11/2018

Sistemi VAR po përdoret në Itali prej 2 sezonesh. Shumë prej klubeve kanë konstatuar përmirësim, por ka edhe nga ata që kanë pakënaqësi.

Një prej tyre është Aurelio De Laurentis, president i Napolit.

Për “Gazzetta dello Sport”, presidenti i nënkampionëve të Serie A u shpreh se ky sistem nuk po përdoret mirë në Itali.

“Është e padrejtë që modelet e aplikimit nuk janë specifikuar. Rizoli foli për 7-8 gabime që nga fillimi i vitit dhe për mendimin tim është një përqindje shumë e lartë. Ka gjyqtarë që përsërisin gabimet. Këto gabime shkaktojnë dëm ekonomik dhe psikologjik për lojtarët dhe trajnerët.

Është budallallëk mos të përdorësh pamjet filmike. Mund të ketë manovra për të ndryshuar kampionatin. Kisha shumë për të thënë në kampionatin e fundit. Herët ose vonë do ta mposhtim Juventusin”, ka përfunduan De Laurentis.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco