Arsyet që e pengojnë ‘fiksimin’ e Perezit të transferohet te Real Madridi

Arsyet që e pengojnë ‘fiksimin’ e Perezit të transferohet te Real Madridi

12:14, 22/11/2018

Harry Kane vazhdon të jetë ëndrra e ndaluar e presidentit të Realit të Madridit.

Florentino Perez dëshiron një bomber të klasit të parë për të plotësuar boshllëkun e golave që ka lënë Ronaldo pas largimit dhe sulmuesi i Totenhemit mbetet objektivi kryesor.

Image

Problemi është se ai mbetet thuajse një transferim i pamundur.

Tre janë arsyet që e pengojnë atë të ndodhë.

Së pari, kapiteni i Anglisë nuk ka qëllim që të lërë klubin e tij, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

Së dyti, presidenti i Spursave, Daniel Levi, është një njeri shumë i vështirë për të negociuar. Ai këmbëngul se nëse bomberi do të largohej një ditë, ai do të kushtonte më shumë se Neymar (222 milion euro).

Së treti, pengesa e fundit ka të bëjë vetë me dyshimin nëse Kane do arrinte të ambientohej në La Liga, ku historia ka treguar se britanikët pasur gjithnjë probleme.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco