Video tronditëse/ Godet kundërshtarin me tullë në kokë gjatë duelit

Video tronditëse/ Godet kundërshtarin me tullë në kokë gjatë duelit

11:34, 22/11/2018

Mundësi Angel o Demonio goditi kundërshtarin e tij, Cuervo, me tullë në kokë gjatë një dueli të zhvilluar në Porto Riko.

Sfidat e tilla janë të famshme për përdorimin e mjeteve të ndryshme për ta mposhtur kundërshtarin, megjithatë këtë herë pasojat ishin më të mëdha se zakonisht.

Cuervo e humbi vetëdijen, pasi u godit me tullë në kokë. Për shkak se ai pësoi thyerje të kafkës, ai u detyrua të bëhej urgjentisht operacion, sepse kishte pasur gjakderdhje në tru.

Përfaqësuesit e Cuervos kanë bërë të ditur se tani ai është në gjendje më të mirë.

Demonio ka kërkuar falje dhe ka thënë se ai synonte ta godiste kundërshtarin e tij në shpinë.

Për më tepër, 54-vjeçari është pezulluar për një afat të pacaktuar  nga Komisioni i Boksierëve dhe Mundësve të Mexico Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco