Tërbohet nga disfata dhe ja çfarë thotë: Azerbajxhani bën mirë që s’e njeh Kosovën

Tërbohet nga disfata dhe ja çfarë thotë: Azerbajxhani bën mirë që s’e njeh Kosovën

10:09, 22/11/2018

Kombëtarja e Azerbajxhanit është kthyer e turpëruar në shtëpi pas humbjes 4-0 nga Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Azerëve iu është shuar ëndrra për Kampionatin Europian të vitit 2020, duke u shkatërruar në Prishtinë në një natë të errët për futbollin e tyre.

Me këtë humbje nuk ka mundur të pajtohet ish-mesfushori Bojan Iliç (aktualisht agjent futbolli), i cili ka bërë deklarata aspak profesionale, duke përzier sportin me politikë.

Ai është ankuar për mos respektimin e himnit të Azerbajxhanit në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i cilësuar kosovarët njerëz të egër, e duke shtuar se shteti i tij bën mirë që se njeh Kosovën.

"Himni i Azerbajxhanit nuk u respektua, ndoshta për shkak të faktit se nuk e njohim këtë shtet. Njerëz shumë të ashpër jetojnë atje. Kjo është arsyeja pse ne nuk i duam, për shkak të kësaj sjelljeje. Kjo situatë është e ngjashme me atë që po ndodh në Karabak. Civilizimi është i çalë në Kosovë.

Sa për ndeshjen, unë nuk di asgjë për këtë skuadër, pasi nuk po e shikojmë futbollin e serbëve. Ata nuk janë interesante për ne”, ishte deklarata e Bojan Iliç për “azerisport.com”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco