Ibrahimovic gati të pranojë ofertën e ish-klubit për t’u rikthyer në Serie A

Ibrahimovic gati të pranojë ofertën e ish-klubit për t’u rikthyer në Serie A

12:03, 20/11/2018

Zlatan Ibrahimovic me sy e veshë nga telefoni. Gjiganti suedez pret një telefonatë të Leonardos, për të diskutuar për rikthimin e tij të mundshëm te Milani.

Vetëm biseda me drejtuesit kuqezi mund ta bindë që të luajë sërish në Europë, duke u ndarë para kohe me Los Angeles Galaxy.

37-vjeçari ka ndërmend të largohet nga MLS, pas dështimit të skuadrës kaliforniane për t’u kualifikuar në fazën play-off të kampionatit amerikan, edhe pse e mbylli sezonin e rregullt me 22 gola të shënuar.

“Gazzetta dello Sport” shkruan në numrin e sotëm rreth një marrëveshjeje të mundshme mes Leonardos dhe menaxherit të suedezit, Mino Raiola.

Për të riveshur fanellën kuqezi, Zllatan nuk u jep shumë rëndësi parave, duke u kënaqur edhe me 2 milionë euro për gjysmë sezoni.

Ngërçi lidhet vetëm me kohëzgjatjen e kontratës; sulmuesi veteran do të pranonte të transferohej në Milano edhe për 6 muaj, që do t’i mjaftonin për të siguruar një sezonin pasardhës.

Topi është në fushën e kuqezinjve, por më parë duhet pritur vendimi i UEFA-s për Milanin në kuadër të Fair Play-t Financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco