VIDEO/ Qeni shpëton portierin, vjen nga mbrapa porte dhe pret penalltinë

VIDEO/ Qeni shpëton portierin, vjen nga mbrapa porte dhe pret penalltinë

11:02, 20/11/2018

Penalltitë mund të humben në mënyrë të ndryshme, për shkak të pritjes së portierit, kur futbollisti e gjuan lart ose anash, nëse e godet shtyllën ose... nëse e godet një qen.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një lojtar duke e gjuajtur penalltinë dhe një qen e shpëton portierin, i cili hidhet në krahun e kundërt.

Qeni në këtë video shihet duke hyrë në fushë nga prapa portës, ku qëndron derisa lojtari përgatitet për ta gjuajtur penalltinë.

Sapo topi i afrohet portës, qeni fillon të ecë dhe sfera i përplaset në trup, duke mos përfunduar në rrjetë.

Ky moment shkakton të qeshura te portieri dhe te lojtarët që po shihnin momentin e gjuajtjes së penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco