Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Trajneri i Holandës i bën qejfin Gjermanisë: Është më e mirë se Franca

Trajneri i Holandës i bën qejfin Gjermanisë: Është më e mirë se Franca

09:22, 20/11/2018

Ronald Koeman lavdëroi karakterin e Holandës, pasi të tijtë luftuan përsëri, edhe pse në dizavantazhin 2-0, derisa barazuan me Gjermaninë dhe fituan një vend në finalet e Ligës së Kombeve.

Portokallinjtë kishin nevojë për një pikë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, përpara kampionëve të botës, Franca.

Ata e panë veten të eliminuar pas golave të Timo Werner dhe Leroy Sane.

Por Quincy Promes dhe qendërmbrojtësi Virgil van Dijk e nderuan Holandën, duke barazuar 2-2 dhe lënë trajnerin Koeman të kënaqur, pavarësisht një performance të dobët.

Ekipi tregoi karakter. Ne vazhduam të besojmë dhe kërkuam barazimin. Nuk mendoj se luajtëm mirë. Ndoshta në këtë fazë është shumë për ne, që të luajmë dy ndeshje në një periudhë kaq të shkurtër, kundër një kundërshtari të nivelit aq të lartë. Mos harroni, kjo Gjermani ka një ekip të shkëlqyer, ndoshta edhe më të mirë se Franca. Por, ne, gjithashtu, treguam se mund të rimëkëmbemi, kur luajmë me kundërshtarë të këtij kalibri”, deklaroi trajneri i Holandës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco