Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sot miqësorja me Uellsin, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

Sot miqësorja me Uellsin, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

09:00, 20/11/2018

Cristian Panucci nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë për miqësoren me Uellsin në “Elbasan Arena”, e cila do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:00.

Pak më tepër se 24 orë përpara sfidës lanë grumbullimin e skuadrës për arsye dëmtimesh mbrojtësit Binaku e Gjimshiti, si dhe Emanuele Ndoj. Për këtë arsye italiani duhet të bazohet në një organikë më të reduktuar, rrjedhimisht me më pak alternativa.

Gjithsesi, fakti që në dispozicion rikthehen Hysaj e Basha ia lehtëson disi punën në përzgjedhjen e formacionit Panuccit.

Trajneri ka vendosur që seancën e fundit stërvitore ta zhvillojë në kompleksin “Tropikal”, duke mos udhëtuar drejt Elbasanit, sikurse ndodh zakonisht një ditë para takimit.

Sa i përket formacionit titullar, është e vështirë ta parashikosh, aq më tepër që Panucci ka treguar me zgjedhjet e tij se mbetet befasues.

Tekniku italian mendohet se do të bëjë disa ndryshime nga ndeshja në “Loro Boriçi”, ku këtë herë në portë do të vendoset Strakosha, ndërkohë që Hysaj pritet të rikthehet në krahun e djathtë.

Veseli do të luajë në qendër dhe përkrah tij mund të jetë Ismajli, që debutoi të shtunën e kaluar, kurse në krahun e majtë alternativa që do të përdoret do të jetë Dermaku.

Sa i përket mesfushës, Basha i rikthyer do të luajë përkrah Memushajt dhe Kaçes, kurse në sulm do ta nisë si titullar Bekim Balaj, i mbështetur si zakonisht nga Uzuni dhe Grezda.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Veseli, Ismalji, Dermaku, Kaçe, Basha, Memushaj, Uzuni, Grezda, Balaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco