Komentatori i njohur ‘shpërthen’ keq ndaj Panuccit: Je një trajner m...

Komentatori i njohur ‘shpërthen’ keq ndaj Panuccit: Je një trajner m...

10:05, 18/11/2018

Pas humbjes së Kombëtares mbrëmë në shifrat 0-4 të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer dhe fajin kryesor ja kanë hedhur Panuccit, ku në fund edhe e pranoi që kishte bërë zgjedhjet e gabuara.

Komentatori i Televizionit Publik të Kosovës, Arben Berisha, nuk e ka mbajtur dot veten duke ofenduar trajneri dhe duke e quajtur një trajner mediokër, shkruan Syri.net.

“Panucci është një lojtar i madh por trajner mediokër. Madje më shumë se mediokër. Këtë ai e ka dëshmuar edhe me deklaratat e tij në konferencë ku i ka quajtur lojtarët e tij memecë për moskomunikim në fushë. Nuk ke se si ta quash ndryshe një trajner që ofendon kështu lojtarët e tij. Pra, lojtar i madh - trajner mediokër, ky është Panucci”, është shprehur ai.

/A.P/Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco