VIDEO/ Tentoi ‘panenka’, turpërohet sulmuesi serb: Jam budalla

VIDEO/ Tentoi ‘panenka’, turpërohet sulmuesi serb: Jam budalla

09:55, 18/11/2018

Sulmuesi i Serbisë, Aleksadër Mitrovic është gola shënuesi më i mirë i ligës së tretë me 5 gola në po kaq takime.

Në ndeshjen e luajtur dje kundër Malit të Zi e cila përfundoi me rezultatin 2-1, ai ka shënuar golin e dytë por ka humbur edhe një penallti, shkruan Syri.net.

Mitorvic është shprehur pas takimit se kishte parë natën e kaluar penalltinë e Depay dhe në momentin e fundit i ishte kujtuar dhe kishte menduar që ta gjuante si ai.

Ajo e Depay përfundoj në rrjetë, teksa e 24-vjeçarit të Fulham sipër portës.

“Nuk ia kam idenë përse e bëra atë. Po e shikoja Depalyn dje dhe vendosa ta bëj të njëjtën në momentin e fundit. Jam budalla..”, tha Mitrovic.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco