Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ish-kapiteni i Kosovës flet pas ndeshjes së parë me Shqipërinë: Urime, por...

Ish-kapiteni i Kosovës flet pas ndeshjes së parë me Shqipërinë: Urime, por...

09:44, 18/11/2018

Për të gjithë Shqiptarët minuta e 28 e ndeshjes me Skocinë mund të ketë qenë shumë e keqe pasi Mergim Mavraj u largua me karton të kuq, por për Ardian Ismajli ka qenë minuta që ka ëndërruar gjithë jetën.

Pas largimit të Mavrajt me të kuq Panucci u detyrua që të bënte zëvendësim dhe aktivizoi Ardian Ismajli i cili ka qenë kapiten i Kosovës së 21-vjeçarve deri para pak muajsh dhe dje debutoi me Kombëtaren Shqiptare, shkruan Syri.net.

Në një intervistë pas ndeshjes ai ka folur edhe për fitoren 5-0 të Kosovës.

Urime për debutimin. Në këtë natë të errët, ju na treguat se e ardhmja është shumë më e mirë…

Jam shumë i lumtur që debutova me Shqipërinë. Falënderoj presidentin Duka dhe trajnerin Panucci, që më dhanë mundësinë të përfaqësoj gjithë shqiptarinë anembanë botës.

Natyrisht një debutim i hidhur, që nuk e kishit imagjinuar…

Më vjen shumë keq që debutimi im erdhi në një mbrëmje ku gjithçka shkoi keq për skuadrën. U mundova të bëj më të mirën dhe të kontribuoj sa më shumë për skuadrën, por nuk ia dolëm. Gjithsesi duhet të shohim përpara dhe të gjejmë rrugën për të ecur drejt sukseseve.

Çfarë ndjeve, kur mësove se Kosova fitoi 0-5 në Maltë sot?

Unë i uroj suksese Kosovës, por kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe jam i bindur për këtë vendim. Unë jam lojtar i Shqipërisë dhe dua të diskutojmë vetëm për Kombëtaren Shqiptare.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco