FOTO/  'Plisat' kanë një dedikim rrënqethës nga Shkodra

FOTO/ 'Plisat' kanë një dedikim rrënqethës nga Shkodra

09:27, 18/11/2018

‘Plisat’ janë një ndër tifogrupet më të organizuar në trevat Shqiptare, ku skuadrat që ata mbështesin janë Prishtina dhe Kombëtarja Shqiptare.

Shpesh ata janë bërë objekt sulmi nga mediat në Kosovë, pasi nuk e njohin kombëtaren e tyre dhe janë vetëm për një kombëtare atë të Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Në takimin e mbrëmshëm ku u mposhtëm me rezultatin 0-4 me Skocinë ata kanë shpalosur një banderolë shumë rrënqethëse.

“Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë
Por eshtrat e mi do të kenë qetësi
Vetëm kur Kosova me paqe a stuhi
Do t'i bashkohet nënës Shqipëri”,
shkruhej në banderolën e shpalosur nga “Plisat” në fillimin e ndeshjes Shqipëri-Skoci.

/A.P/Syri.net/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco