Pyetet për largimin, Panucci: Ja fajtori për këtë humbje turpëruese

Pyetet për largimin, Panucci: Ja fajtori për këtë humbje turpëruese

22:59, 17/11/2018

Christian Panucci ka folur menjëherë pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë në Ligën e Kombeve.

Në një reagim për mikrofonin e TVSH-së, tekniku italian foli për përgjegjësinë e humbjes duke ia faturuar gjithçka vetes, shkruan SYRI.net.

“Është humbje e rëndë. Tashmë duhet presim që të rikuperohen të gjithë lojtarët nga dëmtimet dhe më pas të bëjmë analizën”, tha fillimisht ai.

"Unë marr të gjitha përgjegjësinë e humbjes. Lojtarët nuk kanë faj, unë kam gabimet e mia dhe gjithçka do ta analizojmë”, tha ai duke na paralajmëruar largimin e mundshëm nga stoli i kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco