Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Shpërfytyrohet Kombëtarja përballë Skocisë, Panucci drejt largimit

VIDEO/ Shpërfytyrohet Kombëtarja përballë Skocisë, Panucci drejt largimit

22:39, 17/11/2018

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Të besuarit e Panuccit u turpëruan 4-0 në “Loro Boriçi” përballë Skocisë që pavarësisht me shumë mungesa bëri një super ndeshje.

Fillimisht në minutën e 14’ ishte Ryan Fraser ai i cili debërtoi në mbrojtjen kuqezi për të shënuar golin e avantazhin.

Gjithçka u përmbys kur në minutën e 20’ ishte Mavraj ai i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të një gjesti anti-sportiv ndaj kundërshtari.

Pjesa e parë mbyllet 2-0, pasi në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin Etrit Berishën.

Pjesa e dytë e lojës prodhoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa për skocezët shënuan Forrest (55’) dhe Forrest (67’).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco