Tifozi skocez bën shqiponjën gjatë himnit të Shqipërisë, ja pamjet FOTO

Tifozi skocez bën shqiponjën gjatë himnit të Shqipërisë, ja pamjet FOTO

20:51, 17/11/2018

Sapo ka nisur ndeshja në “Loro Boriçi” ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Prej disa ditësh tifozët skocez kanë “pushtuar” kryeqytetin shqiptar ndërsa sot janë zhvendosur në Shkodër për të ndjekur duelin aq shumë të rëndësishëm.

Para ndeshjes, tifozët skocez i janë bashkuar kuqezinjve duke festuar me këngë patriotike shqiptare, shkruan SYRI.net.

Mbi 2 mijë tifozë skocezë ndodhen në shkallët e stadiumit dhe shumë prej tyre gjatë takimit me shqiptarë kanë mësuar si të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

Një rast i tillë është evidentuar në shkallët e stadiumit ku tifozi skocez bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himnit të Shqipërisë.

/ Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco